Kryeprokurori, Olsian Çela, ka komentuar nga Vlora arrestimin e gazetarit të njohur dhe botuesit Henri Çili.
I pyetur nga Ora News, ai tha se arrestimi është fryt i reformës në drejtësi.
Çela: Puna e prokurorisë, frytet e prokurorisë së pavarur, zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet.
Në lidhje me konfliktin Presidencë-Ministri e Drejtësisë ai u mjaftua me këtë koment.
Çela: Nuk ka lidhje me Prokurorinë. Pyesni ata që janë kompetemnt për tu marrë me këtë gjë.