Banorët e Astirit çojnë në SPAK Ministrinë e Infrastrukturës, Veliajn dhe ARSH-në/ Bashkë me Presidentin në datën 2 Mars…

0
130

Banorët e Astirit kanë çuar një kallëzim penal në SPAK, për disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend, që sipas tyre janë përfshirë në ”masakrën” urbane të Unazës së Madhe.

Mes institucioneve që janë kallzuar janë ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Bashkia e Tiranës, ARRSH, ndërsa banorët shtojnë se janë dhunuar në banesat e tyre, dhe nuk mund të pretendohet hapja e negociatave, sa kohë që nuk respektohet e drejta e pronës.

“Unë do të depozitoj sot ndaj Ministrisë së Infrastrukturës, Bashkisë së Tiranës, ARRSH-së, ndaj kompanisë që ka bërë projektin, ku preken 600 banesa, kjo është një masakër urbane që bëhet. Mua më kanë hyrë në banesë dhe më kanë dhunuar me jelekun e ARRSH-së që më vendos kryqin e kuq në banesë, ndërkohë që unë jam shpronësuar tërësisht për pronën time.

Te Kastrarti po ndërtohen dy kulla nga 13 kate, aty vija e shpronësimit shkon në themele, ku është parë që të jepet leje ndërtimi në një kohë që nuk ka asnjë hapësisë publike. Duhet të marrë vëmendjen e duhur çdo lot i nënave që janë derdhur në Unazë të Re. Nuk i harrojmë dot lotët e fëmijëve të familjes Billa, që morën çantat dhe u dhunuan nga punonjësit e Bashkisë së Erion Veliajt.

Nuk iu ka trokitur asnjë njeri në derë që t’iu japë një zgjidhje, u lanë me javë të tjera jashtë.

As banorëve të lotit të dytë të Unazës së Madhe nuk iu është dhënë asnjë zgjidhje, jemi në 2020-tën, si mund të pretendosh ti që të bëhesh pjesë e BE-së, kur nxjerr qytetarët e tu në rrugë.

Si mund të vi një investitor i huaj në Shqipër? Kur ne të gjithëve na merret prona, dhe nxirremi në rrugë”, shprehet banorja e Astirit.

Ndërkohë që Gëzin Sadikaj fton të gjithë qytetarët që të bashkohen në tubimin e presidentit Meta në datën 2 Mars.

“Ne luftë nuk do bëjmë me ata kriminela, ne nuk kemi qenë kundër projekteve të zhvillimit, por ky vetëm tender nuk është, se është e gjitha një manipulim. Sot 70 banorë të Unazës së Madhe kanë procedim penal në polici, ndërkohë që nuk ka asnjë të arrestuar, Gjiknuri vijon që të qarkullojë miliona.

Në datën 2 Mars iu bëj thirrje të gjithëve që të dalin në tubim, jo për Ilir Metën, se janë më shumë se 450 mijë ndërtime që nuk dihet fati i tyre”, u shpreh Gëzim Sadikaj.

Ndërkohë banorët thanë se ata po përgatisin dhe një dosje, që do i çohet ambasadores amerikane Yuri Kim, për të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut dhe pronës, që është bërë në këto dy vite të kauzës së tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here