CRCA lajmëron protestë ndaj ministres Shahini!! E patolerueshme….vazhdojnë si struci të fshihen me kokën në rërë…

0
103

Qendra Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale CRCA/ECPAT ka ftuar të gjithë qytetarët që ditën e nesërme, datë 28 shkurt, të dalin në një protest paqësore kundër ministres së Arsimit, Besa Shahini. Në një njoftim zyrtar, CRCA shkruan se Shahini duhet të heqë maskën dhe të japë llogari për dhunën seksuale ndaj fëmijëve në shkolla.

Çdo javë ne do të dalim të protestojmë deri sa Ministria, Qeveria dhe Kuvendi të kenë dhënë deri në fund llogari në lidhje me dhunën dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve, duke marrë edhe përgjegjësinë morale, politike dhe qytetare që ju takon! Për ne është e patolerueshme që zyrtarët që paguhen nga taksat e qytetarëve lejojnë që fëmijët të shfrytëzohen seksualisht në shkollat tona publike dhe nga ana tjetër të mos dalin të japin llogari përpara taksapaguesve se përse lejohet që këto ngjarje të ndodhin,”– shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë

PROTESTË PAQËSORE

BESA SHAHINI HIQE MASKËN, JEP LLOGARI PËR KRIMET

SEKSUALE NDAJ FËMIJËVE NË SHKOLLA!

28 SHKURT 2020, ORA 12:00

PËRPARA KRYEMINISTRISË DHE KRYESISË SË KUVENDIT

Pavarësisht se ka dy javë që është denoncuar dhunë sekusale me fëmijët, në Shqipëri deri tani as Ministria e Arsimit, as qeveria shqiptare nuk kanë dhënë llogari dhe as kanë informuar publikun me këtë shkelje tepër të rëndë të të drejtave të fëmijëve. Për më tepër as nuk kanë informuar publikun se cilat janë masat që qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit do të marrin për t’i bërë shkollat të sigurta dhe jo streha për grabitqarët seksualë. Shoqeria Civile ka protestuar dhe ka kërkuar llogaridhënie nga të gjitha instiucionet përgjegjëse, përfshi këtu dhe angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë, por deri më sot jemi përballur me një heshtje absolute nga të gjitha institucionet, të cilat supozohet se janë aty për të mbrojtur dhe kujdesur për qytetarët. Sikur të mos mjaftonte kjo heshtje absoulte nga ana e Qeverisë, në të vetmen dalje në publik që Ministrja e Arsimit znj. Shahini ka dhënë përmes një rrjeti social siç është Facebook, duke mos patur kurajon të dalë përballë mediave dhe përballë publikut, ajo akuzoi si mediat, gazetarët ashtu dhe shoqërinë civile me një gjuhë që i shkon përshtat vetëm atyre njerëzve të cilët vijnë nga vendet më anti demokratike të botës, por Shqipëria nuk është një vend i tillë dhe ne asnjëherë nuk do ta lejojmë këtë gjë.

Çdo javë ne do të dalim të protestojmë deri sa Ministria, Qeveria dhe Kuvendi të kenë dhënë deri në fund llogari në lidhje me dhunën dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve, duke marrë edhe përgjegjësinë morale, politike dhe qytetare që ju takon! Për ne është e patolerueshme që zyrtarët që paguhen nga taksat e qytetarëve lejojnë që fëmijët të shfrytëzohen seksualisht në shkollat tona publike dhe nga ana tjetër të mos dalin të japin llogari përpara taksapaguesve se përse lejohet që këto ngjarje të ndodhin. Ne për këtë bëjmë fajtore kryesore Ministren e Arsimit znj. Besa Shahini, si dhe çdo zyrtar tjetër publik në Qeveri dhe Kuvend që vazhdojnë si struci të fshihen me kokën në rërë duke shpresuar se ”çudia e rradhës të zgjasë vetëm tre dite”! Këtë të Premte, datë 28 Shkurt 2020, CRCA/ECPAT Shqipëri ju fton t’i bashkoheni Protestës së 3-të Paqësore përpara godinës së Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit (në bllok) për t’i kërkuar znj. Besa Shahini të heqë maskën dhe të japë llogari për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në shkolla!

***

Emisioni “Stop” në televizionin “Klan”, prej ditësh ka publikuar episode të ndryshme për shkollën në Fier, ku dy mësuesit Agron Bego dhe Vasil Niko iu kërkonin favore seksuale nxënëseve. Mësuesi Agron Bego u kap në kamera teksa ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”. Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e sigurisë “arrest me burg” dhe çështja po hetohet nga autoritetet. Pas Begos u denoncua dhe Vasil Niko, i cili kishte shkëmbyer mesazhe me një nxënëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here