Erdogani vë në provë durimin e NATO-s/ Turqia vendos të mos i pengojë më emigrantët, nis marshimi drejt BE-së

0
138

Pasi sulmit ajror të Asadit që la 33 ushtarë turq të vrarë, Ankaraja mori vendimin që nuk do t’ua pengojë më refugjatëve sirianë hyrjen në Europë.

Kjo bëri që NATO të kërkojë një mbledhje urgjente të vendeve anëtare, ndërsa me qindra refugjatë sirianë kanë nisur marshimin drejt Greqisë e Bullgarisë, të papenguar nga Turqia.

Turqia është duke mbajtur 3.6 milionë refugjatë sirianë në territorin e vet, dhe ka bërë një marrëveshje me BE-në që të bashkëpunojnë për të ndaluar ardhjen e tyre.

Por presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka kërcënuar sërish se “do të hapë portat”.

Menjëherë pas sulmit në Idlib, zëdhënësi i partisë së Erdoganit tha se Turqia nuk e ka më mundësinë që t’i frenojë refugjatët.

Greqia, ndërkohë, ka marrë masa në kufi duke shtuar patrullimet.

NATO do të mbledhë vendet anëtare në një takim urgjent, të kërkuar nga Turqia.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, tha se takimi do të mbahet sipas Nenit 4 të marrëveshjes së themelimit të NATO-s, që i jep mundësinë çdo aleati të kërkojë konsultime në rast se u preket integriteti territorial.

Përveçse ofron mbikëqyrje nga ajri, NATO-ja nuk ka ndonjë rol të drejtpërdrejtë në konfliktin që ka shkatërruar vendin.

Por vendet anëtare janë të përçara në lidhje me mënyrën se si po vepron Turqia në rajon.

Veç kësaj, aleatët europianë janë të shqetësuar edhe për një tjetër valë të mundshme emigrimi.

Vladimir Putin ka folur me Erdoganin këtë mëngjes, dhe janë zotuar që t’i shmangin në të ardhmen tragjedi të tilla.

Ai tha se Moska do të bëjë ç’është e mundur për t’i ofruar siguri ushtarëve turq që ndodhen në Siri, sipas ministrit të jashtëm, Sergei Lavrov.

Erdogani vë në provë durimin e NATO-s

Pushtimi i veriut të Sirisë nga Turqia, i ndjekur nga kritika dhe kërcënime për sanksione nga aleatët, ka krijuar një krizë brenda aleancës ushtarake.

Franca është përpjekur të nisë një debat me aleatët e Turqisë, në rast e kjo e fundit kërkon të vihet në zbatim Neni 5 i Marrëveshjes së Uashingtonit, e cila kërkon që aleatët të mbrojnë njëri-tjetrin në rast sulmi. Por ky diskutim nuk është bërë ende.

Aleatët janë tepër ngurrues kur vjen puna te përfshirja në konfliktin që po krijon Turqia, sidomos sepse Erdogani ka kohë që po teston durimin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here