Një punëtor shqiptar i moshës 59-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në Itali për të cilin mësohet se është shtetas shqiptar.
Sipas mediave italiane viktima quhet Bashkim Toska dhe teksa punonte në një kantier ndërtimi një pllakë hekuri i ra mbi kokë duke i shkaktuar plagë të rënda. Pavarësisht se u dërguar me urgjencë në spital, nuk mundi të mbijetonte.