Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka postuar ditën e sotme në Facebook disa foto të Institutit të Artit Kontemporan në Boston, ndërsa e ka shitur si foton të projektit të kampusit të ri Universitar në kryeqytet.
Lidhur me këtë postim të kryebashkiakut Veliaj reagon edhe ish deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila e quan mashtrues.
“Erjon Mashtruesi! Ky në foto është Instituti i Artit Kontemporan në Boston, jo Projekti për Kamposin e ri Universitar!!! Shikoje edhe njëherë se mos ke ngatërruar fotot, se ti edhe nuk gënjen zakonisht dhe mashtrimin nuk e përdor si mjet të vetëm pune! Refuzojeni mashtrimin! Refuzojeni propagrandën!”, shkruan Vokshi në reagimin e saj.
Postimi i Veliajt:
Instituti i Artit Bashkëkohor në Boston, SHBA dhe website zyrtar:
https://bendheim.com/project/institute-contemporary-art/