Kreu i shtetit Ilir Meta tha sot se 2 marsi, dita në të cilën ai ka thirrur një manifestim me popullin shqiptar “do hyjë në historinë e Shqipërisë si nisja e ndërgjegjësimit të shqiptarëve për shenjtërimin e kushtetutës sonë”.
Kjo ditë do jetë vetëm nisja tha Meta, ndërsa ironizoi duke kujtuar se ka edhe 1 prill, një datë kjo në të cilën është firmosur marrëveshja për koalicionin qeverisës mes PS dhe LSI, në kohën që presidenti drejtonte forcën politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Asgjë nuk mbaron më 2 mars, ka edhe 3 mars, ka edhe 1 prill, dhe e shikoni sa 1 prilla kemi këtu. Për ligjin ndoshta nga më të rëndësishmit që ka të bëjë me integritetin e anëtarëve të GJK që duhet të jenë garant të sovranitetit e integritetit të atdheut tonë
s’bëhet fjalë për disa vende pune, po për të mbrojtur shtetin e pushtetin nga pucistët sot e në cdo vend.
Pa kushtetutë nuk ka demokraci dhe pa demokraci në këtë periudhë globalizmi s’ka as Shqipëri.
Kështuqë në 2 mars kemi vetëm një nisje, e cila në cdo rast e në cdo drejtim që do eci do bëjë të mundur që shqiptarët të kuptojnë që nëse demokracia jonë e shteti degradoi deri sa presidenti ti drejtohet popullit, ndodhi për shkak se në 22 vjet u përdhos në mënyrën më të pabesdë, poshtër e më mafioze së fundmi, vullneti i popullit në referendum.
2 marsi do hyjë në historinë e Shqipërisë si nisja e ndërgjegjësimit të shqiptarëve për shenjtërimin e kushtetutës sonë“, tha kreu i shtetit.