Presidenti i Malit të Zi akuzoi të premten Serbinë dhe Rusinë për përdorimin e Kishës Ortodokse Serbe për të minuar qeverinë pro-perëndimore të vendit të tij, ndërsa kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Milo Djukanoviç, i cili ka qeverisur për më shumë se tre dekada, tha se një seri mitingjesh kundër një ligji fetar të udhëhequr nga klerikët ortodoksë serbë në vendin e vogël të Ballkanit, kishin për qëllim “të vinin në dyshim pavarësinë e Malit të Zi”.
Metropolit Ilarion, një klerik i Kishës Ortodokse Ruse, ka shprehur mbështetje për interesat e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Metropolitani Onufriy, kreu i Kishës Ortodokse të Ukrainës i cili është besnik i patriarkatit të Moskës, iu bashkua protestave këtë javë në kryeqytetin malazez, Podgorica.
“Nëse jeni duke pyetur nëse kjo është një vazhdimësi e shkatërrimit (e mbetur në tentativë) e Malit të Zi dhe pengimi i qëllimit të saj për të vazhduar rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, nuk ka dyshim në këtë,” i tha Gjukanoviç Reuters në një intervistë.
“Moska ishte e paqartë në deklarimin e interesave të saj në problemin e vazhdueshëm (fetar) në Mal të Zi.”
Gjukanoviç akuzoi Beogradin për ringjalljen e konceptit nacionalist për një Serbi të Madhe që kontribuoi në luftërat ballkanike të viteve 1990 dhe shembjen e ish Jugosllavisë.
“Ne nuk kemi dyshim se … të gjithë mekanizmat e zbatimit të projektit të shtetit të madh serb … janë hedhur në lëvizje dhe se Mali i Zi është gjithashtu një objektiv,” tha ai.