Politikanja dhe ish ministrja e Kosovës, Edita Tahiri do të jetë nesër në Tiranë në tubimin e thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri shprehet se, mbrojtja e Kushtetutës është akt patriotik, ndërsa sjell edhe shembullin e Kosovës teksa përballej me lojërat e rrezikshme të ndryshimit të kufijve.
“Mbrojtja e kushtetutës është patriotizëm, është mbrojtje e shtetit. Kjo do të ndodhë nesër ne Shqipëri????????…Kushtetuta dhe kufijtë u mbrojtën edhe në Kosovë kur u ballafafquam me lojëra të rrezikshme me kufijtë”, shkruan Tahiri