Në manifestimin e 2 marsit në Tiranë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, krah Presidentit Ilir Meta do të jetë edhe legjenda e Vallznisë, Sabah Bizin, i cili iu bën thirrje qytetarëve shkodranë e jo vetëm, që t’i bashkohen thirrjes së kreut të shtetit për mbrojtjen e Kushtetutës.
“Jam i verbër, por zemra më rreh fort për këtë vend. Prandaj, i lutem qytetarëve shkodranë, që më 2 mars t’i bashkohen thirrjes së Presidentit Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë”.
Kurse Presidenti Ilir Meta shkruan se “Unë jam i bindur se ashtu si shkodranët vinin dikur me biçikleta në Tiranë për ta mbështetur Bizin dhe Vllazninë, sot për të mbrojtur demokracinë do të marshonin edhe në këmbë po t’u kërkohej. Edhe 24 orë për t’i dhënë paralajmërimin mbarëkombëtar grushtit të shtetit! Nesër në Tiranë”.