Zv/presidenti amerikan Mike Pence, në një interviste me Jake Tapper të “CNN”, i pyetur për rrezikun e virusit kinez, tha se egziston mundësia që të ketë një numër të lartë vdekjesh.
“Mund të ketë më shumë vdekje në SHBA nga koronavirusi, por shumica e amerikanëve nuk duhet të shqetësohen për këtë”.
Pence njoftoi se referuar Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, mundësia për tu shëruar e personave të prekur nga virusi është e lartë.
“Dua të them realitetin, që doktor Fauci dhe të tjerët më kanë thënë: “shumica e njerëzve që janë të prekur me koronavirusin, do të shërohen”.