“Arrestohet botuesi, por jo Kajmaku”/ Shpërthen Paloka: “Turp”..?! I trajtojnë shqiptarët si budallenj…

0
110

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me mos-arrestimin e ish-Kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, nga policia.

“Lënia në liri e Kajmakut të “rilindjes” është vazhdim i krimit të urdhëruar prej Ramës”, shkruan Paloka në një postim, duke reaguar në këtë mënyrë, ndaj lajmeve të një dite më parë, ku u raportua se Kajmaku, i shpallur në kërkim prej disa muajsh, shëtiste i lirë në rrugët e Tiranës.

“Turp”..?!

Turp është që këta vazhdojnë të tallen e ti trajtojnë shqiptarët si budallenj!

Lënia në liri e Kajmakut të “rilindjes” është vazhdim i krimit të urdhëruar prej Ramës, të atij që i mbështet, i emëron kryetar bashkie, deputet e ministra dhe kur kapen në krim , nuk lejon as policinë e as drejtësinë ti prekin.

Publikojnë një mesazh të drejtorit të narkopolicisë së Ramës, që gjoja rastësisht ka vajtur si info në media, për t’ju thënë shqiptarëve se nuk janë këta që e lënë të lirë.

Është e njëjta polici e prokurori që arrestojne me urdhër botues, e lënë të lirë, madje dhe mbrojnë kriminelët e “Rilindjes”!

Sa të jetë Rama aty, kjo do jetë dhe sjellja e policisë dhe drejtësisë; kriminelët në krye të vendit e të tjerët në burg”, shkrun Paloka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here