Analisti Andi Bejtja ka thumbuar Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim.
Nëpërjmet një shkrimi në Facebook ai thotë se nuk ekupton reagimin e saj për flamurin e valëvitur amerikan, pasi vetë Meta e bëri të qartë që po përshëndeste shqiptarët e ardhur nga USA.
Postimi i plotë:
Ket punen e Juri Kim për punën e Flamurit Amerikan të valëvitur në manifestimin për Kushtetutën kur e Meta e bëri të qartë që po përshëndeste shqiptarët e ardhur nga USA vështirë ta shpjegosh…. Madje ka ngatërruar dhe shumë popull: duke filluar që nga ata që e mbajnë flamurin amerikan në ballkone dhe në ditën e hashures si dhe ato femra që i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan….
Ky reagim nga Andi Bejtja vjen pas reagimit të Ambasadores, e cila tha se e përshëndeste protestën si paqësore por sqaronte gjithashtu se nuk kishte asnjë lidhje me manifestimin e ditës.
Reagimi i Yuri Kim:
“U surprizova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e mbrëmjes së sotme. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”, shkruana ambasadorja e SHBA-ve.