Dyshime për koronavirus/ Shqiptari u izolua në Itali…

0
144

Një shqiptar 29-vjeçar, rezident në Ariano Irpino, provinca e Avellinos, u shtrua me urgjencë në spital pasi kishte ethe dhe vështirësi në frymëmarrje, shenja të një infektimi të mundshëm nga koronavirus.

Për të u vu menjëherë në zbatim protokolli anti-virus dhe u izolua, por rezultatet e analizave treguan se ai nuk ishte mbartës i virusit të rrezikshëm.

29-vjeçari rezultoi se vuante nga bajamet dhe iu nënshtrua një kure me antibiotikë.

Izolimi i shqiptarit u bë që më 23 shkurt dhe qëndroi për një javë nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht ishte vetëm një tonsilit i zakonshëm, tashmë i kuruar, pa asnjë shenjë të koronavirusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here