Mijera qytetarë nga gjithë vendi i janë bashkuar ditën e sotme tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta që do të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.Organizatorët bëjnë me dije se manifestimi, për të cilin nuk dihet kur do përfundojë, do të jetë paqësor, qytetarët do të mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe degë mimozash.
Tubimit të Metës pritet t’i bashkohen të gjithë eksponentët e opozitës, edhe pse në tubim nuk parashikohet që të ketë fjalime politike, pasi simbolet dominuese janë ato kuqezi. Në podium përveç Metës pritet të ngjiten dhe patriotë shqiptarë, avokatë dhe njerëz të së drejtës, ndërkohë që mjaft personazhe publike kanë deklaruar publikisht pjesëmarrjen në këtë takim.
Në shesh është vendosur dhe tavolina ku presidenti firmos zakonisht dekretet e tij. Më poshtë po ju sjellim disa foto nga Bulevardi.
STANDARD.AL