Agim Nesho, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB iu bashkua manifestimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta, ndërsa në fjalën e tij bëri thirrje për “mbrojtjen e Republikës nga tirania e maxhorancës”.
“Të bashkuar të gjithë për një qëllim , të ushtrojmë të drejtën ton në mbrojtje të kushtetutës. Të mbrosh demokracinë është detyra jonë, të gjithë duam një Shqipëri demokratike, me shtet ligjorë, që fëmijët tanë të jenë krenarë të vijën e të punojnë në vendin tonë. Sot Shqipëria është më e plakur, është vrarë shpresa për të ardhëm, jetojmë midis autokracisë së pushtetit, arrogancës së tij dhe korrupsionit, regjimi një partiak i një klike ka kapur institucionet, ku marrëdhëniet me popullin janë tretur në propagandë ku transparenca mungon.
Kemi pritur që gjendja të ndryshojë, pritën që opozita e bashkuar të ndryshonte gjendjen dhe opozita ka bërë të pamundur për të denoncuar afërta e tyre korruptive, por qytetarët kërkojnë zgjidhje të krizës dhe ndryshim. Sot jemi përpara gjendjes kritike të shkeljes së Kushtetutës, aktit më madhorë që ka të bëjë me të ardhmen tonë. Shkelja e Kushtetutës dhe kapja e institucioneve të drejtësisë është vija e kuqe në mbrojtjen e të ardhmes sonë.
E sotmja është kambanë alarmi për të gjithë popullin , për mbrojtjen e të ardhmes sonë demokratike. ne kërkojmë përgjigje për disa pyetje: Pse keni frikë pushtetarë të bashkoheni me ne për të bërë ehe dënuar krimin elektoral, një pyetje për miqtë ndërkombëtarë kush e destabilizon Shq2ipërinë, ata që ndërtojnë një Shqipëri pa drogë pa korrupsion pa krim, apo një pakicë në pushtet që ka ndërtuar një platformë të ndyrë dhe nuk premton asgjë për të ardhmen. Mbroni republikën tuaj nga tirania e maxhorancës”, u shpreh Nesho.