Lirimi i Henri Çilit, reagon Manjani: Ja dhe kjo flluskë e “suksesit” të reformës u ça!

0
129

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Përmetit, e cila liroi pedagogun e njohur Henri Çili, duke caktuar për të masën ‘detyrim paraqitje’.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Manjani ka shprehur respekt për gjyqtarin që delegjitimoi arrestimin pa prova të Çilit, ndërkohë thekson se kjo ishte një flluskë e ‘suksesit’ të reformës në drejtësi.

“Respekt për gjyqtarin që delegjitimoi arrestin pa prova. Ja dhe kjo flluskë e “suksesit” të reformës u ça!”, shkruan Manjani.

Kujtojmë se dje botuesi Henri Çili u liruar nga qelia, ndërsa ai do të paraqitet një herë në muaj para Gjykatës. Gjyqtarët e çështjes rrëzuan 6 akuzat e prokurorit duke i konsideruar si të paligjshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here