Mbi 100 mijë në shesh/ Pranvera kuq e zi nisi, shqiptarët folën: Askush mbi Kushtetutën!

0
171

Me shumë gjasa as vetë Presidenti Meta, autor i manifestit mbarëkombëtar të 2 Marsit, nuk e kishte pritur një pjesëmarrje me shifra të tilla sa ajo e sotmja në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me dhjetëra mijëra qytetarë u derdhën lum në shesh për ti thënë ndal tentativës së mazhorancës për grsuth shtetit duke kërkuar me ngulm mbrojtjen e demokracisë dhe kushtetutës.  Sipas shifrave të përllogaritura, numri i pjesëmarrësve i kaloi 100 mijë, duke e kthyer manifestin e djeshëm një ngjarje të përmasave kombëtare.

Sot nisi pranvera kuq e zi. Shqiptarët të bërë bashkë nën flamurin kombëtar, pa ngjyrime partiake i bën paralajmërimin e fundit mazhorancës qeverisëse. Nëse nuk do të ketë tërheqje nga skenari i puçit, i pari hap reagues do jetë i pari nga presidenti me shpërndarjen e Parlamentit.

Ky manifestim shërbeu po ashtu si një valë kundërshtie popullore ndaj botës së errët në ekzekutiv, për ti thënë ndal shpopullimit të vendit, koncensioneve të frikshme të PPP-ve, pasuri mitt ë oligarkëve dhe varfërimit të shqiptarëve të thjeshtë.  “Sepse kur institucionet bien, ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si parata e oligarkëve”, ishte fjalia mesazh e Presidentit në manifestin mbarëkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here