Shqipëria në majë të papunësisë në Evropë, Rama: Do hapim kufijtë për punonjësit e huaj…

0
121

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të thjeshtëzojë procedurat për pranimin e punëtorëve të huaj që duan të punojnë në Shqipëri.

Gjatë fjalimit të tij në Parlament, Kryeministri foli për procesin e rindërtimit në vend pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Kreu i qeverisë theksoi se kompanive private do t’u mundësohet që të marrin punëtorë të huaj në ato sektorë ku kanë mungesë nga punonjësit vendas.

“Ne do të hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj, do t’i japim mundësi kompanive që të rekrutojnë punonjës të huaj për të ardhur për të punuar në Shqipëri në rast se kjo do të jetë e nevojshme si pasojë e vendeve të punës që nuk plotësohen me punonjës vendas. Në këtë sfidë ne kemi mundësinë që me avantazhin e krijuar me një procedurë të lehtësuar prej 7 ditësh, të kemi punonjës nga jashtë për të gjithë sektorët që vuajnë shumë për mungesë të krahut të punës si pasojë e refuzimit të shumëkujt për të punuar në sektorin privat në pritje të një pune në shtet”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here