Koronavirusi ka shkaktuar ‘një sëmundje më të rëndë se gripi i stinës’, në nivel global, rreth 3.4% e rasteve të raportuara me Covid-19 kanë vdekur, teksa influenca stinore në përgjithësi vret shumë më pak, rreth 1% të atyre të infektuar me viroza.
Lajmin e bën me dije OBSH që shpjegon që ‘ndërsa shumë persona në të gjithë botën kanë akumuluar imunitet ndaj virozave stinore’, ky ‘është një virus i ri, prej të cilit askush nuk është imun’.
‘Kemi vaksina dhe terapi për influencat stinore, por-ka shtuar OBSH- për momentin nuk ekziston një vaksinë dhe asnjë trajtim i specifikuar për Covid-19.