Statistikat e frikshme! Hyrja e emigrantëve në Shqipëri dhe trendi në rritje

0
138

Ndërkohë që kriza refugjatëve vazhdon të jetë gjithmonë e më shumë e paparashikueshme, komplekse dhe dinamike, në Shqipëri fluksi në rritje është pritur përgjithësisht me heshtje.

Gjatë vitit 2019 në Shqipëri hynë ilegalisht 11.890 emigrantë të huaj, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme. Trendi i kësaj shifre duket edhe në 2 muajt e parë të 2020-s, ku grupe klandestinësh janë aksidentuar ose kanë rrezikuar të mbyten duke përdorur si transit territorin shqiptar. Destinacioni i tyre janë vendet e Bashkimit Europian.

Sipas zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda në rast fluksi është parashikuar të merren masat e nevojshme.

”Deri tani nuk kemi shqetësime, sigurisht që kemi flukse, por në nivele normale. Përveç bashkëpunimit me Frontex, ne kemi bashkëpunim shumë të mirë edhe me policinë kufitare greke me të cilët patrullojmë së bashku herë pas here. Ministria e Brendshme, në rast të një krize ka edhe një plan kontigjence, i cili është konsultuar edhe me organizatat ndërkombëtare”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here