Aksion i IKMT-së në Unazën e Re/ Kaosi në qarkullim nervozon qytetarët…

0
136

Ka nisur shembja e objekteve të para nga aksioni i sotëm i IKMT në zonën e Astirit të cilët preken nga projekti i ndërtimit të “Unazës së Re”, ku gjithësej sot priten të shemben 20-30 objekte.

Mësohet se ky aksion i IKMT-së ishte parashikuar për në datën 17 shkurt, por që u anullua deri në ditën e sotme.

Por banorët pretendojnë se ditën e djeshme nuk ishin lajmëruar për aksionin e ditës së sotme duke shkaktuar kaos dhe trafik në qarkullimin e automjeteve, vonesa të qytetarëve për në punë dhe probleme me qarkullimin e urbaneve.

Qytetarë janë parë të nervozuar me forcat e Policisë duke debatuar për bllokimin e autobusëve ndërsa shihet më pas që hyjnë nëpër rrugicapër të kaluar, pasi Policia nuk i lejon të kalojnë pranë fadromave.

Një nga banorët për mediat ka deklaruar se shteti po iu prish shtëpitë dhe po ju shkatërron jetën. Ai i ka quajtur efektivët e policisë shërbëtorët e hajdutave (qeveritarëve).

“Ja ku jemi këtu, le të vijnë të na vrasin. Mbaje mend do ta paguash. 4 fëmijët  e vegjël i kam prej jush në Gjermnai, shërbërtorët e hajdutave, na prishët shtëpitë. Na shkatërruar jetën, na shkatërruar familjen. Çfarë ke më shumë se unë ti mor shoku? Vetëm uniformën e shtetit ke, asgjë më shumë. Ma ke vënë lakun në fyt ore, çfarë ka Siria më shumë.”, u shpreh një prej banorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here