Drejtorët e bashkisë anëtarë të asamblesë së PS-së/ Reagon Zhupa: Veliaj po shkel ligjin!

0
137

Zëdhënësja  e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ina Zhupa ka reaguar për zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë së PS-së.

Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se drejtorët e bashkisë së Tiranës e kanë të ndaluar me ligj që të jenë anëtarë partie.

Zhupa shkruan se këta nëpunës të lartë të bashkisë Tiranë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyra e tyre.

“Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtar të asamblesë së Partisë Socialiste! 6 Drejtor që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tiranë janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione! Konkretisht ligji “Për Nëpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike. 6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelësit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shpërdorimin e fondeve publike”, shkruan Ina Zhupa.

Image

ImageImage

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here