E bëri 17-vjeçaren shtatzënë, sqaron drejtoresha në Fier: E kisha për mësuesen…

0
139

Helmimi i disa nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, dy herë, në një kohë fare të shkurtër tronditi opinionin publik.

Rreth 30 nxënës u transportuan për në spital ditën e djeshme, ndërsa policia shoqëroi dy gjimnazistë si shkaktarë të helmimit.

Ndërsa, sot një nxënëse u ndje keq gjatë orës së mësimit dhe u dërgua në spital me autoambulancë. Rasti krijoi panik tek prindërit e nxënësve të tjerë të cilët kërkonin të hynin brenda në shkollë.

Në këtë situatë të rëndë, vëmendje tërhoqi komunikimi i drejtoreshës së zyrës arsimore në Fier, Yllka Beci. Në një video që qarkulloi në rrjete sociale Beci u dëgjua të thoshte se vajzës i kishte rënë të fikët sepse ishte shtatzënë. Kjo deklaratë u përgënjeshtrua menjëherë nga prindërit e vajzës.

Ajo u shpreh:

Të lutem a mund të të të them diçka pa kamera ty, si nënë dhe si grua? A mund të të them diçka? Me kamera do ta them, vajza është shtatzënë pati probleme dhe ne nisëm në spital. Çfarë ka mo? Po është shtatzënë.

Pas kësaj duket se drejtoresha ka dhënë sqarimin e saj. Në një komunikim me median ajo është shprehur se fjalën shtatzënë nuk e ka patur për nxënësen, por për një mësuese.

Ajo tregoi:

Duke qenë në mbledhje në drejtorinë e shkollës, kemi dalë të shqetësuar, ne grupi i punës se dëgjuam një sirenë ambulance. Duke mos e ditur se çfarë po ndodhte, jam përballur me një numër të madh prindërish, të cilët debatonin me forcë duke futur duart nga kangjellat e portës me rojen. Më kanë prekur pjesën e lirisë sime duke bërtitur me akuza krejt të stisura. Unë bëj me dije që është një komunikim jo deklaratë, në një presion të madh të ushtruar nga mua nga prindërit dhe gazetarët, kur kam dashur të them, të qetësoj, të përcillja një qetësi te gazetarët për një proces mësimor shumë i qetë, në këtë moment duke mos patur asnjë informacion; ishte një ndërhyrje shumë e shpejtë e personave që ishin të porta, s’kishte asnjë lloj informacion nga asnjë mësues që kishte nxënës me problem, mendova mos ishte çështja e mësueses shtatzënë, s’ka asnjë problem me nxënësit. I jam referuar mësueses. Unë u jam drejtuar gazetarëve dujke u thënë se duhet të kuptoni që ky panik që po përcillni nuk ka lidhje me rast tjetër, duhet të jetë me mesuesen. Mësuesja shtatzënë është okay, s’ka asnjë lloj problematike, është përdorur nga mediat… dikush e mori nxënësja, dikush e mori mesuesja, se unë kam përdorur vajza. Isha duke iu drejtuar gazetarëve që s’ka lidhje me nxënësit, ambulanca mund të ketë ardhur për mësuesen shtatzënë. Aty vërtet u jam drejtuar gazetarëve, nuk mund të dilja para mediave me një deklaratë të tillë, që një mësuese shtatzënë s’po ndihet mirë. Një nxënëse, një vajzë e klasës së 11-të ka patur disa shqetësime shëndetësore, ishte këputur, s’kishte ngrënë mëngjes ndoshta, s’ka lidhje me rastin e djeshëm, kishte këputje të moshës, problematika shëndetësore që ka një vajzë në atë moshë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here