Kongresi i PS, ish-ministri socialist e thotë troç: Një teatër familjar, një parti pa rregull dhe garë

0
135

Ish-ministri socialist, Marko Bello, duke komentuar Kongresin treditor të Partisë Socialiste deklaron se Kongresi ishte një teatër familjar, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur kurrë në PS.

Bello: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një Kongres partie në vend që të fokusohet në çështjet madhore të vendit dhe të hapë perspektivat për vitet që do të vinë, ta ngushtojë rrethin e problemeve në çështje më pak të rëndësishme dhe pastaj të kthehet në një teatër familjar ku për herë të parë flet dhe gruaja e Kryeministrit duke kënaqur të gjitha gratë e tjera si shefja e tyre.Nuk ka ndodhur asnjëherë në PS që të kthehet në një çështje familjare.Flitej për bashkëshorten e kryeministrit që ishte prezente, flitej për fëmijët e kryeministrit, nuk mu duk serioz si Kongres. Nuk ishte Kongres i debateve, statuteve, ndryshimeve, i përplasjeve të ideve dhe debateve dhe pastaj i zgjedhjes së forumeve. Tani nuk ka zgjeshje por emërime, bëjnë sikur votojnë.Ka vite që nuk hapen kutitë e votimit, bëhet një listë. Është një parti që nuk ka asnjë rregull, asnjë garë brenda saj./Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here