Në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë bashkia ka harruar të investojë duke lënë përgjatë gjithë segmentit gropa dhe probleme të mëdha me infrastrukturën. Banorët akuzojnë bashkinë e Tiranës për situatën, ndërsa shtojnë se kjo gjende po u shkatërron automjetet.
Mes baltës, gropave dhe rrugës së ngushtë banorët në rrugën “Pjetër Budi” jetojnë çdo ditë.
Bashkia e Tiranës ka harruar të investojë në këtë segment. Vjel rregullisht taksat por nuk ofron shërbimet më minimale.
Banorët denoncojnë mungesën e këtij investimi duke bërë përgjegjëse Bashkinë e Tiranës.
Ka çuar urbanin, por jo infrastrukturën.
Vështirësia e qarkullimit me automjete në këtë zonë shtohet edhe më shumë për drejtuesit e urbanit të cilët duhet të përballen edhe me irritimin e udhëtarëve.
I vetmi investim që bëhet në këtë segment, thonë banorët është mbushja e gropave me materiale inerte, të cilat nuk sjellin asnjë lehtësi për kalimtarët.
Rikonstruksioni i fundit i pjesshëm, tregojnë banorët, ka qenë para 6 muajsh, ndërsa denoncojnë se gjithmonë kur ka shi rruga mbulohet nga uji, pasi edhe pusetat janë të bllokuara.