Meta nuk ndalet flet për denoncimin ndaj Gjonajt: Unë nuk lejoj askënd të rreshtohet krah falsifikatorëve…

0
126

Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk ndalet në denoncimin e tij ndaj shkelësve të Kushtetutës.

Gjatë konferencës së përbashkët që mbajti me homologun nga Bullgaria, Rumen Radev, i pyetur në lidhje me denoncimin e bërë ndaj Gjonajt, Meta tha se i vjen keq për njerëzit që nuk e kanë respektuar asnjëherë Kushtetutën dhe janë rreshtuar krah falsifikatorëve.

Pyetje nga gazetari Reinaldo Salianji: Ju e keni kallëzuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Një ditë më parë, Gjonaj takoi përfaqësuesen e e ambasadës së SHBA-ve, e cila i thatë vazhdonte me reformën. A keni një koment për këtë?

Presidenti Ilir Meta: Pyetja kishte të bënte me Gjykatën Kushtetuese por edhe me skandalet më të fundit për përpjekjet e rrëmbimit të Gjykatës përmes praktikave mafioze dhe falsifikimit të ushtruara nga ministrja e Drejtësisë dhe ekipit të kryeministrisë që janë të akuzuar nga Presidenti për katër vepra penale.

Ndërkohë që ministrja vazhdon të ndihet krenare dhe të mbajë moral ndaj kryeministrisë.

Unë nuk lejoj askënd të rreshtohet krah falsifikatorëve, kushdo qoftë Brenda dhe jashtë vendit. Unë si President, jo vetëm në zyrën e Presidentin por edhe më parë si kryetar Kuvendi, kam bërë çdo gjë që të respektohet Kushtetuta ashtu siç është votuar nga 140 deputetë. Se kush e ka minuar zbatimin e suksesshme të kësaj reforme, kush ka përkrahur direkt apo tinëzisht në mënyrë anti-Kushtetuese, si në rastin e Prokurorit, kush ka bllokuar emërimet në Drejtësi për tre vite, duke lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese.

Kush përpiqet ta mbështesë këtë akt që unë e kam quajtur një grusht shteti, po e shohim. Unë jam krenar që si President, kam respektuar gjithmonë Kushtetutën. Më vjen keq për ata që nuk kanë kontribuar pro Kushtetutës.

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar dorëheqjen e ministres Etilda Gjonaj, pasi sipas tij ka shkelur ligjin me botimin e vendimit të KED në fletoren zyrtare.

Kreu i shtetit ka paralajmëruar se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Vetë ministrja Gjonaj u shpreh se është e gatshme t’i përgjigjet ligjërisht kreut të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here