Nga Izmira ULQINAKU
Ndërkohë që vazhdon shembja e shtëpive në Unazë të Re;
Ndërkohë që familjet e goditura nga termeti, gjenden në çadra që nga 26 Nëntori;
Ndërkohë që vijon eksodi i shqiptarëve në azilet e Evropës;
Edi Rama llomotit në foltoren e Kuvendit!
Kapërcen fjalët krejt pa kuptim duke u munduar tu hedhë hi syve shqiptarëve, sikur është i ndarë nga krimi dhe sipas tij këtë e tregon paketa anti KCK.
Nuk po përmend asnjë fjalë për aktualitetin, për situatën e rëndë financiare që po kalojnë familjet shqiptare.
Është shkëputur totalisht nga hallet e qytetarëve, sepse Kryeministri merret ditë për ditë me forcimin dhe mbështetjen e organizatave kriminale, nga të cilat pret t’ia kthejnë reston nëpërmjet blerjes së votave për llogari të tij në fushatë.
Për të gjitha këto ia paska fajin opozita, sepse sipas Ramës, organizata kriminale paska kudo në Evropë dhe ne s’paskemi pse shqetësohemi!
Edi Rama po kërkon ta bëjë të keqen, normë!
Shqiptarët nuk ia kanë borxh!
Ne s’do e lejojmë!