Vasili tre pyetje ambasadës së SHBA-së/ Publikohet video: Ja si Rama fyente Trump-in…

0
154

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka kujtuar ambasadës së SHBA sulmin që i bëri kryeministri shqiptar Edi Rama ndaj Donald Trump kur ky i fundit ishte një kandidat për President.

“Trump është një fyerje për qytetërimin tonë”– shprehej Rama për Trump dhe Vasili i drejton tre pyetje ambasadës së SHBA sipas të cilave duhet të japë një shpjegim të detyruar.

Pyetjet e Vasilit janë:

1.A eshte Edi Rama nje qytetar si gjithe te tjeret per SHBA.

2.A ka ndonje status te privilegjuar Edi Rama ne SHBA, qe shqiptaret nuk e dine ?

3.Po nje qytetari te thjeshte shqiptar a do t’i lejoheshin keto skandale, qe lidhen me SHBA, pa i hyre nje gjemb ne kembe ashtu si Edi Rames?

POSTIMI I PETRIT VASILIT

Tre pyetje te detyruara per Ambasaden e SHBA, qe s’marrin pergjigje prej kohesh!

Ja se si shante e fyente Edi Rama Presidentin Trump ne ëashington,ne CNN dhe ne anglisht dhe quante Z.Trump “turpi i qyteterimit” ose ne anglisht “Shame of our civilization”.

Sharjet dhe fyerjet ndaj Z.Trump vinin pas fotos se Edi Rames me Z.Obama permes financimit te paligjshem dhe mashtrimit si gruaja e Bilalit.

1.A eshte Edi Rama nje qytetar si gjithe te tjeret per SHBA.

2.A ka ndonje status te privilegjuar Edi Rama ne SHBA, qe shqiptaret nuk e dine ?

3.Po nje qytetari te thjeshte shqiptar a do t’i lejoheshin keto skandale, qe lidhen me SHBA, pa i hyre nje gjemb ne kembe ashtu si Edi Rames?

Jam i interesuar une, por edhe te gjithe shqiptaret qe te degjojme shpjegimet e detyruara te Ambasades, te cilat mungojne te jepen prej vitesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here