Letra e Metës në Bruksel, Manjani: Reagimi i Ramës është “i pavend”

0
181

Pas reagimit të ashpër të kryeministrit Edi Rama lidhur me letrën që Presidenti Ilir Meta kishte dërguar në Komisionin Evropian, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një postim në facebook, Manjani shkruan se reagimi i Kryeministrit është i pavend sepse tashmë KE e ka dhënë rekomandimin dhe letra e Presidentit nuk ka ndikim.

Manjani thekon se “as letra, sado dashakeqëse të ketë qenë e as reagimi thellësisht dashakeqes i Kryeministrit ndaj Presidentit, nuk e ndryshojnë dot rekomandimin e Komisionit”.

Reagimi i Manjanit:

Që të merremi vesh.

Reagimi i Kryeministrit për një letër që paska shkruar Presidenti Komisionit Europian, është i pavend!

Ndoshta për konsum politik të brendshëm, meqë Ai është në fushatë elektorale mund të ketë kuptim. Por llogjikë nuk ka.

Komisioni Europian e ka dhënë tashmë rekomandimin e tij, ndaj ajo letër që ka shkruar Presidenti (personalisht nuk e di se cfarë është), nuk ka asnjë shanc të ndikojë më tek rekomandimi i dhënë.

Its over, sa i takon Komisionit. Në fakt komisioni ka 4 vitë që të njëjtin rekomandim bën…

As letra, sado dashakeqëse të ketë qenë e as reagimi thellësisht dashakeqes i Kryeministrit ndaj Presidentit, nuk e ndryshojnë dot rekomandimin e Komisionit.

Çështja reale është se ç’farë mendojnë shtetet anëtare?! Me ato si do bëjnë Kryeministri dhe Presidenti së bashku..!

Deri tani kemi kuptuar që Bundestagu vetëm po shton kushte. Parlamenti Hollandez gjithashtu… ky është halli që duhet të zgjidhë me përparësi Kryeministri dhe jo të bëjë fushatë për veten e vet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here