Mësimet e Benjamin Franklin Vs. Aktit Normativ të Rilindasve

0
114

Nga Dritan Kaba

Dje Parlamenti monist, nën diktatin e njeriut, që nuk ka lënë kriminel pa e promovuar në politikë, në administratën shtetërore, në poste drejtuese të partisë rilindase, votoi Aktin Normativ të Qeverisë. Ky votim e vendos Shqipërinë nën një regjim policor, që edhe Pinoçeti do e shihte me zili. Akti Normativ, për ata që nuk e dinë, i vendos të gjithë qytetarët nën një vëzhgim të rreptë policor, ndërsa ata, që sipas qeverisë janë subjekte të këtij akti, vetëm po i ndihmon për t’u pastruar dhe për t’ju shmangur në të ardhmen ligjit antimafia, duke i pajisur kështu me çertifikatën e “virgjërisë”.
Kjo fuqi ligjore, e paprecedent, i jepet në dorë, asaj policie, që ka ndarë me këto “subjekte” fushat drogës, shkollat si vende shitje dhe përfitimet nga kjo tregti vrastare. Votimi i djeshëm do të jetë një njollë tjetër turpi mbi kostumet dhe fustanet firmato të deputetëve, që kanë shitur shpirtin e tyre tek kupola mafiaze, që qeveris vendin.
Për të gjithë ata, që e votuan me tamtame Aktin Normativ të qeverisë së bandave.
Për të gjithë “dashnorët” idiotë të Rilindjes, të pamend, injorantë të një lloji më të habitshëm se mikrobi i Coronavirusit.
Për të gjithë ata që po na “predikojnë” luftën kundër krimit të organizuar në sallën e Parlamentit monopartiak dhe në darkë ulen në tavolina me verëra dhe karkaleca me ata, që do i shkojë të nesërmen “mandata” nga OFL.
Për të gjithë ata, që po luajnë kukafshehti me veten, banditët dhe shqiptarët.
Për të gjithë ata, që në karrige janë pikërisht nga votat e atyre, që po “këputen” duke i hetuar.
Për të gjithë ata që japin koncensione, licenca, leje ndërtimi, tendera, i lirojnë nga burgjet me sms, pikërisht këtyre, që nuk po i hetojnë, por përkundrazi po i legalizojnë pasuritë.
Për të gjithë ata, që kujtojnë se populli është një turmë idiotësh, që këta e telekomandojnë si të duan.
Për të gjithë ata të pafytyrë, që na bëjnë “virgjëreshën”, por nuk kanë lënë vend pa shkuar në tavolina, hotele, udhëtime me avionë, ndarje parash, ndarje interesash, përdorim jo vetëm në zgjedhje, por deri edhe deri në kërcënime për largim nga garat publike të biznesmenëve të tjerë, për t’i hapur rrugë klientëve të tyre.
Dua t’i kujtoj një shprehje, të një prej etërve themelues të demokracisë amerikane, Benjamin Franklin, i cili CV-në e tij dhe kontributin e tij politik, shkencor, publicistik, juridik, shtetformues etj. etj. etj, e ka më të gjatë se i gjithë Parlamenti dhe qeveria rilindase, të marrë së bashku!
Presidenti Benjamin Franklin ka thënë:
“Ata, që janë të gatshëm të japin lirinë e tyre, në këmbim të premtimit se do kenë më shumë siguri, nuk meritojnë as njërën as tjetrën.”
P.s. Këtë thënien e tij dua t’ua kushtoj punonjësve të ICITAP dhe OPDAT, si dhe zonjës ambasadore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim! Pa ta nuk do ishte e mundur përdorimi i këtij postulati, nga të gjithë ata që i duan liritë e tyre, që ua garanton Kushtetuta, i respektojnë dhe duan t’i mbrojnë ato.
Një sugjerim kisha për ta: Para se të jepni vlerësime për ligje thellësisht antikushtetuese, kundër të drejtave të njeriut, lexoni pak edhe etërit tuaj themelues.
Ne, shqiptarët, i lexojmë dhe duam të mësojmë prej tyre, por besoj edhe ju! Ishin pikërisht etërit themelues, që e bënë atë vend të madh. Hodhën themelet dhe ndërtuan kolonat e demokracisë më të madhe në botë.
Uroj, që të mos akuzohem se e përdora shprehjen e Presidentit Franklin pa lejen e ambasadës!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here