Meta ‘nxjerr bllof’ Ramën pas akuzave, citon letrën drejtuar KE: Besimplotë që shtetet anëtare do të aprovojnë rekomandimin për të hapur negociatat

0
106

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje publikisht, kryeministrit Edi Rama, i cili e ka akuzuar se po minon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe ka aluduar për “kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi.

Nga Presidenca, duke iu referuar letrës së tij,  Meta i rrëzoi akuzat duke cituar fjalë për fjalë letrën drejtuar komisionerit të KE-së në të cilën theksonte se “mbetej besimplotë që shtetet anëtare do ta shtetet anëtare do të aprovojnë rekomandimin tuaj për të hapur negociata gjatë këtij muaji”.

Presidenti  tha: “Jo vetëm dje, por edhe sot, pas rrjedhjës nga qeveria në një television në vendin tonë, ku bëhej publike letra që unë I kasha dërguar Komisionerit për Zgjerimit, gjoja sikur unë isha kundër hapjes së negociatave dhe që e anonçoi i pari Tao Tao dhe i bëri jehonë “zonja e Bilalit”, po ju bëj të ditur se këtë letër unë e kisha dërguar për të ndihmuar Komisionin Evropian që të ishte më i vëmendshëm për një çështje kritike si integriteti i Gjykatës Kushtetuese dhe ku dilte sikur problem ishte krijuar nga Presidenti i Republikës.”

 

 

Meta në vijim ka cituar saktësisht letrën në të cilën ai shprehej se “shprehem besimplotë në vendimin tuaj për çeljen e negociatave” dhee ka theksuar edhe në vijim me ironi kërkesën e tij për hapjen e negociatave  “në nder të zonjës së Bilalit” .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here