Rikthehen në klasë nxënësit që hodhën gaz në shkollën “Janaq Kilica”, s’ka masë disiplinore

Në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier u hodh spraj që përdoret për shpërndarjen e turmave. Dy nxënësit që hodhën gazin kanë pranuar fajësinë gjatë marrjes në pyetje, por hetuesit nuk japin detaje për motivet. Ndërkohë në shkollë është rikthyer normaliteti dhe janë shtuar masat e sigurisë.

Dy ditë pasi në ambientet e shkollës u hodh gaz, gjimnazi “Janaq Kilica” në Fier u rikthye në normalitet por me masa të shtuara sigurie.

Pas ngjarjes që shkaktoi frikë e panik mes nxënësve dhe prindërve, pranë shkollës janë shtuar oficerët e sigurisë, ndërsa rojet mbyllin portën pasi nxënësit futën për mësim.

Mes nxënësve ishin edhe dy 15 vjecarët që hodhën gazin në shkollë, pasi për ta ende nuk ka asnjë masë disiplinore.

Prokuroria e Fierit i ka marrë dy nxënësit nën hetim për dy akuza  “ndotje e ajrit” dhe “prishje e qetësisë publike”.

Gjatë marrjes në pyetje ata kanë pranuar se në shkollë hodhën spraj që përdoret për të shpërndarë turmat, por hetuesit nuk japin detaje se ku e blenë dhe arsyen pse e bënë këtë veprim.

60 nxënës përfunduan në spital me probleme shëndetësore si pasojë e gazit të hedhur në shkollë nga 2 nxënësit ditën e mërkurë, ndërsa rasti i ishte i përsëritur.

/Ora News.tv/

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko