Duket sikur po e shijon mjaft jetën parlamentare deputetja Majlinda Halilaj.
Ajo u bë e njohur vetëm pasi mori guximin të dalë për herë të parë në foltoren e Parlamentit, për të bërë vërejtjet e saj për ligjin e korporatave.
Zonja Halilaj bëri mjaft lapsuse në atë fjalim, duke u kthyer në një video virale gjithçka çfarë ajo lexoi.
Kur gazetarët e pyetën për arsyen e asaj performance aq të dobët, ajo u justifikua duke thënë se atë ditë nuk ishte mirë, sepse kishte probleme me sytë.
Por ama, këto kohë duket se sheh mjaft mirë, sidomos kur është para derës së Parlamentit dhe ka përballë saj disa kolegë meshkuj.
Ajo i pret ata me humor të mirë dhe duke marrë pozat e dikujt që është në ditë të mira dhe po ia kalon bukur. /Panoramaplus.al/