Krasta i bindur: Shqipëria do të ndryshojë…e ardhmja mund t’ju rezervojë një befasi, këta nuk do kalojnë pa u ndëshkuar….

0
181

Gazetari Adi Krasta, në monologun mbajtur në skenën e Teatrit Kombëtar, duke folur për qeverinë dhe tendencën për të kapur sistemin e drejtësisë, u shpreh se kishte ndjesi se ata nuk do të shkonin pa u ndëshkuar. Ai shprehur bindjen se Shqipëria do të ndryshojë, ndërsa tha se qyteti duhet të rezistojë.

Adi Krasta: Ndryshe nga sa mendojnë, e ardhmja mund t’ju rezervojë një befasi pavarësisht qetësisë së momentit dhe kapjes së sistemit të drejtësisë që nuk e di pse reformën duhet ta bëjë ekzekutivi, gjithçka që kanë bërë, seç kam një ndjesi që nuk do të kalojë pa ndëshkuar. Shqipëria do të ndryshojë, do të duhet të ndryshojë. Qyteti duhet të rezistojë, fillimisht nga mbrojtësit e tij më entuziastë, heronjtë e tij, pastaj prej të gjithëve ne.

Unë kam shumë miq e të afërm që do të kishin dashur shumë të ishin këtu sonte. Jam i tronduitur nga mesazhet e shumta që kam marrë gjatë kësaj jave. Një frikë e madhe i pengon të vinë në Teatër. E paprecedent në këtë masë dhe e krahasueshme vetëm me regjime paçavuresh pushtetesh. Ajo që kanë prodhuar është një fatkeqësi e madhe për të gjithën ne e për këtë vend, por është dhe ndëshkimi më i madh për ta. 

Kjo është arritja e vetme e një mendësie burracakësh pushteti që nuk e bëjnë dot as Shqipërinë dhe as historinë e tyre. Vazhdimësia ka qenë karakteristikë e disa prej nesh. Në qeverinë e kaluar e thamë fjalën tonë me të njëjtin nerv kundër prishjes së piramidës, në program, në televizion me të ftuar, si dëshmi e historisë dhe ajo është aty ende. Ja ku jemi ne sërish për të mbrojtur Teatrin Kombëtar me një qeverisje tjetër. Ku janë ata qindra e mijëra vajza dhe djem të moshës sime, të kësaj Tirane, edhe më të rinj, edhe më të vjetër? 

E asaj Tiranës 300 mijëshe të atëhershme, jo të 1 milionëshes së sotme. Ata duhet të ndjehen keq, jam i sigurt. Në boshin dhe shungëllimën e mendimeve të vetmisë së tyre larg interesave të kohës. Ata e dinë se kompleksi “Skëndërbeg” mund të rinovohej mrekullisht për tu sjellë në kohën e lavdishme të ndërtimit. Dhe po. Ka gazetari të angazhuar në Shqipëri pa qenë gojëlëpirëse. Kur duhet ti vijë turp gazetarit që të jetë i angazhuar dhe pse do të duhet të mos?D he po, mund ta kesh personale me një pushtet kur pushteti e ka personale. Pse?

Sepse rrethuesit e kështjellës i përcaktojnë sinorët dhe atmosferën. Ata të thajnë puset, të helmojnë ajrin, të mbysin shpirtin e lirë, të varfërojnë jetën, të zgjedhin atdheun, të bëjnë të largohesh, kjo është personale. Ndërsa të gjithë ata që çirren për të bërë vokalin e liderit, për ata na vjen vetëm keq sepse është i rëndë pushtimi i shpirtit, është si të veshësh i detyruar një këmishë false.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here