Stazimiri: KED, Qeveria dhe Parlamenti i PS, kanë kryer vepra penale të rënda…

0
169

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri shprehet se raporti paraprak i Komisoinit të Venecias, publikuar në “Zërin e Amerikës”, tregon për vepra të rënda penale të kryera nga KED, Qeveria dhe Parlamenti i Partisë Socialiste.

Në një reagim në Facebook, shprehet se këto akte dëshmojnë për konspiracion kundër Kushtetutës.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit:

“Drejtësi euro-atlantike, me mbeturina sovjetike?!

“Zëri i Amerikës” raporton opinionin e “Venecias”:

  1. Tavarish Dvorani ka shkelur ligjin duke zbatuar një Rregullore të Brendshme përmes së cilës ka përjashtuar nga vlerësimi i kandidaturave Avokatin e Popullit.
  2. Tavarish Dvorani ka shkelur ligjin dhe kësisoj transparencën dhe besimin e publikut, duke mospublikuar proces-verbalet e mbledhjeve të KED.
  3. Tavarish Kuvendi, ka shkelur Kushtetutën, duke miratuar një ligj që lejon gjyqtarët kushtetues të fillojnë detyrën pa u betuar para Presidentit të Republikës.

Kësaj i thonë: TË GJITHË PUSHTETIN SOVJETËVE!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here