Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’.
Bëhet e ditur se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosur kanë mbetur 4 gra dhe një burrë, ndërkohë që mësohet se makina është me targa të Maqedonisë së Veriut.