Boca Juniors arriti një fitore të rëndësishme në kampionat kundër Gimnasia, e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit argjentinas.
Një sukses që ja dha Carlos Tevez, ish-futbollist i Manchester United dhe Juventus. 36–vjeçari fillimisht shkoi pranë legjendës argjentinase Diego Armando Maradona dhe e puthi në buzë.
Në përfundim të ndeshjes vetë lojtari do të shpjegonte atë veprim, duke u shprehur se e kishte bërë vetëm për fat.
“Unë shënova, e dija që duhet të puthja Maradonën, sepse do të më sillte fat veprova ashtu dhe ja tani jemi tek titulli kampion,”- tha “Apache” pēr mediat argjentinase.
Goli i Carlitos Teves ishte mjaft i rëndësishëm pasi ekipi i Boca Juniors u shpall i Argjentinës për të 34-tën herë.