Romina Lekaj, bashkëshortja e Petritit, 49-vjeçarit që masakroi me thikë vajzën e tij, ka folur për ‘Daily Mail’.
Ajo është shprehur se ka qenë faji i bluzave të bardha të cilët nuk kanë arritur të diagnostikojnë në kohë sëmundjen e bashkëshortit të saj.
‘Dua të them se kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve për të diagnostikuar sëmundjen mendore tek im shoq dhe epideminë e drogës që po i merr frymën shtetit tonë, ku edhe fëmijët më të zgjuar bien pre.
Shpresoj që kjo të jetë një thirrje zgjimi për të shpëtuar të tjerë fëmijë’, është shprehur ajo për ‘Daily Mail’.
Ndërkohë për Petrit Lekajn Gjykata Supreme dha dënimin me burgim të përjetshëm, duke mos lejuar as ankimin e këtij vendimi për 20 vitet e ardhshme.
Sipas gjykatës, kjo ngjarje ka tronditur shumë shoqërinë dhe është një shembull i cili nxit dhunë në familje.
Mediat vendase i kushtuan artikuj të vazhdueshëm ngjarjes, ku bën me dije se i ati e ftoi vajzën për të darkuar, duke marrë me vete edhe një thikë.
Gjatë rrugës për të shkuar në restorant, 49-vjeçari i ka kërkuar llogari vajës për jetën e shthurur dhe konsumimin e lëndëve narkotike dhe pas një debati të gjatë, ai e qëlloi 8 herë me thikë, duke e lënë të vdekur.