Nga Ylli Dylgjeri
Ruçi sot: “…Ne kemi rezultate më të larta se BE në indeksin gjinor në fushën e qeverisjes, por nuk mund të themi të njëjtin konstatim për aspektet e tjera të barazisë gjinore…”
Bullshit – do ti thonin anglosaksonet ketij indeksi.
Tjeter indeksi i gruas në qeverisje e tjetër qeverisja e vendit. Pyetja që bëhet sot është:
si është qeverisja? Në çnivel është vendi. Femermania e Kryeministrit në qeverisje nuk ka treguar qeverisje. Nuk ka ofruar standartet e kërkuara. Eshtç vetëm një tregues statistikor komoditeti, indeksimi, dhe së fundmi një ves pashallëku që po e zhyt ekononominë në krizë pa fund, dhe po e shtrin Kryeministrin gjatë e gjere në divanin e Tij qeverisës.
Më kujton ky indeksim një histori të jetuar të kohës kur zoti Ruçi ishte shoku Ruçi në Parti, e Unë i sha shoku Ylli në rini. Kujtohej fjalimi i 6 shkurtit Enver Hoxhes në
tërë Shqiperinë, Mua më ra të shkoj në lumin e Vlores në një fshat që s’dua tja them emrin. Organizata e partise e fshatit, per te treguar se aty nuk kishte me dallime midis burrit dhe gruas ose siç thuhej të drejta të barabararta, kishte vendosur që edhe në ceremonitë mortore që beheshin në fshat ti bashkonte burra gra në një dhomë, ose në një mixhilis. E kështu na drejtuan në një vaki. Kishte vdekur një pjestar i familjes…
Hymë Ne, “kontrolloret e partisë” për ngushëllim. Në një nga dhomat e mëdha të shtëpise prisnin njerëzit e shpisë.
Në një cep rrinte plaku e në cepin tjeter rrinte plaka. Plaka mbante fjalën për miqte: Nashi- tha Ajo, pasi u pershendetëm i kemi te drejtat e barabarta.
Nuk ka më të flasin burrat e të punojne gratë. Jemi njësoj! Njësoj kudo…etj , etj. Plakun në cepin tjeter spo e mbante vendi. Priti sa plaka morri frymë e u ndal pak dhe ju lëshua;
Mbarove plakëëë?
Po- tha plaka
Mire. Mba vesh. Dhe plaku lëshon një pordhë!
Ra qetësia…
Mua me kapi gazi. Ndërkohe plaku i drejtohet sërisht:
E dëgjove plakëëëë?
Po – ja kthen plaka me zë të turpshëm.
Bëne nashi, meqë janë të drejta e bararabarta.
Kaq kisha edhe Unë per sot o zoti Gramoz.
Rroftë 8 Marsi!
Rroftë këshilltari që ti bën përshendetjet!
Rroftë edhe indeksimi gjinor..!