Serwer: Kosova duhet të jetë e gatshme ti thotë ‘Jo’ edhe SHBA-së…

0
189

Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe, madje edhe nëse ajo mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarata është bërë nga eksperti për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer.

Marrëveshje të keqe e ka kualifikuar çfarëdo ujdie, e cila do të kishte implikime në shkëmbimin e territoreve dhe popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Duke folur për ndryshimet në politikën amerikane, Serwer ka theksuar se Administrata e Trumpit e ka bërë të qartë publikisht se do ta pranonte shkëmbimin e territoreve, gjë të cilën Administratat e mëparshme e kishin përjashtuar.

‘Grenell dhe Palmer angazhohen për atë formulë’, ka theksuar ish-diplomati amerikan në Itali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here