Shqipëria kamp refugjatësh/ Vijnë sirianët e parë, ja ku vendosen…..

0
144

50 refugjatët e parë sirianë arritën në qytetin e Gjirokastrës këtë të shtunë, pasi autoritetet shqiptare kanë filluar përgatitjet për krijimin e 6 qendrave të pritjes për emigrantët sirianë në rast të një fluksi.

Grupi gjithashtu përfshin anëtarët e një familje emigrantësh palestinezë. Refugjatët strehohen në Qendrën e Pritjes në Gerhot, rreth 2 kilometra në veri të Gjirokastrës. Siranët që kanë mbërritur janë të të gjitha moshave, por kryesisht familje me shumë fëmijë.

Emigrantët sirianë hynë në territorin grek të premten përmes Pikës Kufitare të Kapshticës.

Fluksi i refugjatëve në vendet fqinje si Greqia pas hapjes së kufirit nga Turqia bëri që autoritetet shqiptare të planifikonin krijimin e qendrave të pritjes, raporton “Albanian Daily News”.

Prej pak ditësh pas një lajmi të hedhur si para-pritë apo testim nga televizioni pro Ramë, Top Channel, është rikthyer edhe debati me gjithë planin e para dy viteve. Deri më tani mësohet se qeveria Rama ka rënë dakord, që si fillim të presë deri në 30 mijë refugjatë luftë në vendin tonë. Kështu mësohet se ka nisur ngritja e qendrave të pritjes dhe kapeeve në:

– Gjirokastër (Arshilengo);  kapaciteti akomodues afërsisht 5000 persona, përfshi këtu të gjithë emigrantët që mund të hyjnë në këtë Qark.

– Korçë  (Pocest) afërsisht 5000 persona; Floq afërsisht 3000 persona.

– Sarandë – Krane; afërsisht 1000 persona.

Të gjitha këto qendra do të jenë si ‘vendgrumbullime’ emergjente afër kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, por Grupi i Punës po punon edhe për kampe më të stabilizuar dhe të planifikuar si jetëgjatë, në brendësi të territorit të Shqipërisë.

Kështu po punohet për ngritja e qendrave të pritjes dhe kampingjeve, për mijëra migrantë të huaj, edhe në thellësi të territorit:

– Në Gjadër/Lezhë, kapaciteti afërsisht 5000.

– Në Mjekës, Krastë dhe NSHU tek rruga e Zaranikës /Elbasan, kapaciteti 5000 – 10000 persona.

Bien në sy që kampet jetëgjatë po ngrihen afër zonave të prekura nga tërmeti dhe kjo përkon me planin e Edi Ramës (siç është deklaruar shpesh së fundmi) për të përdorur punëtorë të huaj në rindërtim. Duket se e gjitha ka qenë e para-planifikuar, pasi për këtë qëllim ndryshoi edhe ligjin për të huajt, që kërkojnë të punësohen në vendin tonë.

Gjithashtu janë bërë gati edhe pritja, grumbullimi, regjistrimi dhe dhënia e ndihmës së parë shëndetësore, në pikat e hyrjes në territorin e RSH.

Ato do të jenë në Kakavijë, Sopik, Qaf Botë, Rrips, Tre Urat, Leskovik, Shtikë, Kapshticë.

Ndërkohë që në terren gjithçka po ecën me shpejtësi, kryeministri Edi Rama, po e mban sekret gjithë këtë operacion i cili ka impakt direkt te banorët e zonave, ku do të ngrihen kampet. Madje nuk ka denjuar që të vërë në dijeni, as këtë gjysmë-parlament të cilin mirë apo keq, ende e kemi.

Ndihma surprizë në kredi të buta dhe grante në shifrën rekord prejt 1.15 miliard euro, duket se ka qene një ‘thelë e majme’, por me një `bisht prapa` për Shqipërinë. Njëkohësisht thuhet, se Edi Ramës me këtë rast i është premtuar edhe hapja e negociatave këtë pranverë, gjë që ai e kërkon me këmbëngulje për ta përdorur si një `flamur dhe top` në politikën e brendshme dhe për të mbajtur në këmbë sa më gjatë qeverisjen e dështuar e të inkriminuar, deri në rrënim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here