Shtetet arbërore, Viti Jubilar i 100 -vjetorit të Kongresit Lushnjes dhe Besëlidhja Kuqezi e 2 marsit

0
135

Nga Azgan Haklaj

 

Referendumi i 2 marsit ndaloj puçin kushtetues, mafioz të Dvoran Mubashit dhe grushtin e shtetit të partisë shtet, Rilindjes. Venecia rrezoj piramidën antikushtetues dhe çertifikoj vendimin e arsyeshëm të Presidentit për mbrojtjen e shtetit të së drejtës. Organizatat prestigjoze ndërkombëtare e cilësojnë regjimin e Edi Ramës hibrid që anon nga autokracia.

Pak më shumë se 800 vjet më parë u themelua Shteti i Arbërit nga Progoni me të bijtë, Gjinin dhe Dhimitrin. Ai shkëlqen në dritën e historisë si një yll i ndritshëm, në organizimin politiko shtetëror dhe orientimin e popullit shqiptar atëkohë, drejt vlerave të qytetërimit përendimor.

Në preludin e Shtetit të Arbërit pjesa më e madhe e trojeve shqiptare administrohej nga Perandoria Bizantine. Në fund të shekullit 12-të Progoni i fuqishëm arriti, ndonëse në kushte shumë të veshtira historike, mes dallgëve të ashpra lindje- përendim, në rivalitet ushtarak e fetar të krijonte të parin Shtet Arbëror, në Mesjetën e Hershme, i cili ishte praktikisht shteti i parë nacional me atributet që ka sot ky nocion.

Edhe pse nuk arriti të shtrihej në të gjitha territoret ku banonte popullsia arbërore, ky shtet kishte rol të jashtëzakonshm për fatet e tyre në kohën e tij  dhe në shekujt që pasuan.

Lulëzimin më të madh Shteti i Arbërit e pati nën udhëheqjen e Dhimitrit në vitet 1208-1216. Dhimitri si Kryetar i Shtetit të Arbërit mbante titullin “Arkond i Madh”.

Fillimet e të Drejtës Zakonore Shqiptare duhen kërkuar pikërisht në kohën e Shtetit të Arbërit, tek Progoni dhe Dhimitri, të cilët e zëvendësuan legjislacionin bizantin me normat qeverisëse arbërore. Pas Shtetit të Arbërit dolën në skenën historike dinastitë e fuqishme Balshajt, Kastriotët,Topiajt, Aranitët, Muzakajt, Spanët, Blinishtët, të cilët në zjarrin e luftës së shekullit të 15- të, të prirë nga Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) me dt 2 mars të vitit 1444 u besëlidhën dhe themeluan Shtetin e Përqëndruar Arbëror, duke triumfuar për 25 vite mbi Perandorinë Osmane.

Epoka e ndritur e Kryezotit të Arbërisë Gjergj Kastrioti u ba burim frymëzimi në të gjitha kohërat, në betejat e mëdha të shqiptarëve për liri e pavarësi në shekujt e pushtimit nga hordhitë turke.

Lidhja Shqiptare e Prizërenit ripërteriu Epokën e Lavdishme të Gjergjit të Madh. Për herë të parë pas Epokës së Gjergj Kastriotit shqiptarët startuan në Prizren me platëformë të qartë politike për të çliruar vendin nga robëria dhe për të shpallur mëvetësinë e bashkuar katërt vilajetet në një vilajet të vetëm.

Rrugën e saj e vazhduan Etërit e Pavarësisë, të cilët e përsëritën Nëntorin e Gjergjit me 28 Nëntor 1912 në Vlorën historike të Ismail Qemalit.

Luftërat ballkanike e Lufta e Parë Botërore e kishin kthyer vendin tonë në sheshe mejdanesh me ushtritë e huaja që kërkonin ta shqyenin edhe Shqipërinë Londineze e të merrnin çfarë të mundënin prej saj.

Në këto vite u hartuan traktate, koferenca, protokolle, memorandume, skenare për ndarjen e trojeve shqiptare. Përfundimi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1918 u pasua nga Konferenca e Paqes në Paris  në vitin 1919. Shqiptarët përsëri duhej të përballeshin fort për të mbrojtur integritetin territorial.

Në këto kushte u mblodh Kongresi i Lushnjes 100 vite më parë. Viti 1920 është viti kur shqiptarët i treguan Botës mbarë se çfarë është në gjendje të bëjë një popull i bashkuar dhe i vendosur, të paguaj çdo çmim në emër të lirisë së Atdheut dhe të ardhmes së tij.

Kongresi i Lushnjes i hapi rrugën krijimit të shtetit demokratik dhe të një monarkie parlamentare. Parlamenti Shqiptar që mori jetë në vitin 1921, kryetar i të cilit u zgjodh Aqif Pashë Elbasani ishte treguesi i qartë se Shqipëria kishte hyrë tashmë në Epokën e demokracisë, civilizimit e progresit.

Tempulli i Demokracisë pati fatin të kishte në auditorin e tij figura të ndritura historike të denja për në Panteonin e lavdisë së perjetëshme, sí Aqif Pashë Elbasani, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Hoxhë Kadri Prishtina, Ndre Mjeda, Fan Noli, Pandeli Evangjeli, Ahmet Zogu, Bajram Curri, Ali Bej Kelcyra, Medi Frashëri etj që do ti kishin zili parlamentet e Francës, Britanisë së Madhe, Austrisë, Italisë apo Kongresi Amerikan.

Burrështetasi Ahmet Zogu ideoj e materializoj Shtetin Modern Shqiptar, për rreth 15 vite deri në fillimin e Luftës së  Dytë Botërore, kur Shqipëria u pushtua nga fashistet, italianë, gjermanë e pushtues të ndryshëm të tjerë që prisnin në radhën. Në këtë vit jubilar të Kongresit të Lushnjes e të veprës së lavdishme të protagonistëve të tij është momenti të evokojmë kontributin e tyre që sot pas 100 vitesh që na ndan ky eveniment madhështorë na ban me të drejtë krenar para Botës së qytetëruar e demokratike.

Sot pas 100 vitesh është momenti të analizojmë në dritën e Diellit historinë, me paanësi e përgjegjësi kombëtare, sagën që ka kaluar shoqëria shqiptare nën diktaturën komuniste, në kthetrat e të cilës ra menjeherë pas çlirimit nga fashizmi. Diktatura komuniste u instalua me dhunë e terror të pashembullt duke huazuar slloganin bolshevik:

“Të gjithë pushtetin sovjetëve”, duke e adaptuar në parullën: “Të gjithë pushtetin komunistëve”.

Në Kongresin e Permetit 24- 28 maj 1944 ende pa u çliruar Shqipëria komunistët vendosën në mënyrë antikushtetuese çmontimin e shtetit modern shqiptar.

Të kuqtë  u hodhën menjëherë në veprime të tmerrshme kriminale. Në zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese të 2 dhjetorit 1945 ndryshuan formën e regjimit duke e pagëzuar Diktatura e Proletariatit. Për gjysëm shekulli Populli Shqiptar përjetoj një regjim komunist, barbar, gjakatar, çnjerëzor, kanibalesk që kreu krimet me të tmerrshme.

Mijëra vetë, kundërsharë politikë u vranë me gjygj të iprovizuar e pa gjygj fare, qindramijëra të tjerë përfunduan nëpër burgje e kampe interrnimi, të cilët u nënshtruan torturave shtazarake që e kalonin fantazinë njerëzore. Në dhjetor të vitit 1990 rinia studentore, qytetaria tiranase, gjithë populli shqiptar me protesta masive rrëzuan diktaturën komuniste e sollën demokracinë, ku lindi forca e parë opozitare Partia Demokratike e Shqipërisë e cila do të triumfonte me fitoren spektakolare me dt 22 mars të vitit 1992.

Pas një qeverisje të suksesshme 8 vjeçare ku u kryen një serë reformash që konsoliduan demokracinë, forcuan shtetin e së drejtës e Shqipëria filloj rrugëtimin e integrimit Euroatlantik, kriptokomunistët organizuan kryengritjen e armatosur në pranëverën e vitit 1997 duke venë në pikëpyetje vetëezistencën e Shqipërisë.  Në këto kushte PD-ja për hirë të interesave kombëtare e dorëzoj pushtetin dhe pas një qendrimin 8-të vjeçar në opozitë u kthye në pushtet me votë të lirë në vitin 2005, ku për 8-të vite ndërmori dhe finalizoj reforma shumë të rendësishme integruese.

Prej 6 vitesh pinjollët e diktaturës që erdhën në pushtet të vetëpagëzuar si rilindas kanë uzurpuar të gjitha pushtetet, legjislativin, ekzekutivin, pushtetin lokal, prokurorinë, gjykatatat, pushtetin mediatik, kanë asgjesuar votën e lirë, fjalën e lirë e konkurencën e lirë, adaptuan ligjin diskriminuas të devidentit. Me këto veprime rilindasit kanë instaluar një regjim autokratiko- ologarkiko- kleptokratiko- kakistokratiko-plutokratik. Aksionet rilindase të kapjes së shtetit me pushtetin nuk kanë të ndalur.

Nëpërmjet Dvoran Mubashit e fallsifikatores Gjonaj Despoti Edi Rama, në shkelje flagrante të dokumentit themeltar të shteti të së drejtës, Kushtetutës, sponsorizoj puçin kushtetues për grabitjen e Gjykatës Kushtetuese, që synonte grushtin e shtetit, për invadimin e Presidencës, të vetmin institucion të pamposhtur nga Regjimi Ramian.

E kështu Kryeministri ynë do të institucionalizojë Regjimin Totalitar të tij. Kur e përzuri regjimi francez Volterin nga Franca ai tha: “Mund të më përzeni mua nga Franca por s’nund ta përzeni Francën nga unë”. Rilindja e Ramës mendoj se e përzuri nga politika Ilir Meten duke e zgjedhur President. Koha tregoj se Edi Rama nuk e përzuri dot Ilir Metën nga politika, as politikën nga Presidenti. Pas shkeljes flagrante të Kushtetutës nga partia shtet Rilindja, që me anë të puçit kushtetues deshi të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese dhe të realizojnë grushtin e shtetit për të pushtuar Presidencën, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit duke ia kthyer verdiktin Sovranit.

Me dt 2 mars në Bulevardin Deshmorët e Kombit mbi 100 mijë qytetarë në ditëlindjen e Kuvendit Arbëror, të Shtetit të Përqendruar Arbëror, në një Besëlidhje Kuqezi i thanë: Stop puçit kushtetues, u banë barrikadë e pakapërcyeshme e grushtit të shtetit, duke mbrojtur shtetin e së drejtës, parlamentarizmin, Kushtetutën, republikën parlamentare, Shqipërinë dhe Kombin.

Plebishiti popullor i tha. Jo republikës kryeministrore. Ndal regjimit totalitarist. Jo oligarkisë. Jo plutokracisë.  Jo diskriminimit. Po barazisë para ligjit.

Ky manifestim i madhërishëm është kremtimi me i mirë i Kongresit të Lushnjes dhe nderimi i veprës së burrave të ndritur të Kombit Shqiptar që 100 vite më parë luftuan në disa fronte, me agresorët e jashtëm e me kollonën e 5- të të separatistëve të modelit Rama.

Shqiptarët u ngritën me 2 mars në këmbë si trup i vetëm për të mbrojtur demokracinë.

Nëse bëjmë një krahasim shohim se sot në 100- vjetorin e Kongresit të Lushnjes dhe 99- vjetorit të konfigurimit të parlamentit të vitit 1921, Sulltan Rama, dishepull i Esat Pashës ka zënë vendin e Sylejman Delvinës, Gramoz Ruçi të Aqif Pashës. Vendin e korifejëve të parlamentit të vitit 1921 e kanë zanë ca shitës kastravecash e gjize, zonja që nuk dinë të flasin e lexojnë shqip.

Sot Shqipëria është në udhëkryq për shkak të kryeministrit tiran që ka uzurpuar të gjitha pushtetet kushtetuese e ka zhytur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, politike, ekonomike, institucionale. Pas një shekulli problemi për Shqipërinë nuk janë serbët, grekët, gjermanët, italianët. Problemi është i brendshëm, qartësisht i identifikueshëm.

Edi Rama dhe Partia e tij Shtet, mafia kriminale e institucionalizuar që kontrollon politikën, monopoli kriminal ekonomiko- politik, një gangrenë tumorale, metastazat e të cilës kanë pushtuar çdo qelizë të shtetit shqiptar e po e mbështjellin si oktapod shoqërinë shqiptare.

Kuislingu shqiptar po ndjek një politikë kryekëput antikombëtare. Shqiptarët e kanë pagëzuar Edi Ramën sivëllau i Petenit dhe Vuçiçit dhe Qeverinë e tij simotër të Qeverisë së Vishisë, satelite e Beogradit, Athinës, Moskës. Këto ishin arsyet që qytetarët shqiptarë iu përgjigjën thirrjes së Presidentit Ilir Meta e dolën në mënyrë të jashtëzakonshme me dt 2 mars në Bulevardin Deshmorët e Kombit.Pas fjalës së sovranit foli edhe Venecia. Ajo rrezoi piramidën antikushtetuese qeveritare dhe i dha të drejtë Presidentit Ilir Meta, e cilësoj  të arsyeshëm veprimin për mbrojtjen e Kushtetutës.

Organizatat prestigjioze ndërkombëtare e cilësuan Regjimin e Edi Ramës regjim hibrid që po rrëshqet drejt autokracisë. Tashmë çdo gjë është e qartë.

E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të parakohëshme me një qeveri kujdestare pa Ramën Kryeministër.

Ky është vendimin i Sovranit me dt 2 mars. Opozitarizmi shqiptar u celebrua si mazhorancë morale në Bulevardin Deshmorët e Kombit.  Pjesë e tij u bënë edhe disa socialisë që kanë ushqyer  krokodilin e Rilindjes e mbështetur atë të uzurpojë shtetin me pushtetin, me shpresën se do ti hajë të fundit ata.

Përfaqësuesi më i shquar i romantizmit dhe racionalizmit i letërsisë gjermane, Johan Volfgang Gëte kërkonte vazhdimisht:

“Pak dritë”

Dritat e 2 marsit u kthyen shpresën shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here