Ka shkuar në tre numri i të infektuarëve me koronavirus në vendin tonë.
Burime të sigurta për Exit News, thonë se sapo është konfirmuar rasti i tretë me koronavirus. Personi i infektuar ndodhet në Qendrën spitalore “Nene Tereza”.
Në orët e mesnatës u konfirmuan dy rastet e para të prekur nga virus vdekjeprurës në vendin tonë. Bëhej fjalë për babë e bir, Pavlin dhe Viktor Kola, të cilët po trajtohen te infektivi në QSUT.