Reagojnë dy të prekurit nga koronavirusi: Skandaloze! Ka mungesë shërbimi…

0
141

Babë e bir, V.K dhe P.K, të infektuar nga koronavorusit kanë telefonuar në redaksinë e Ora News, duke kërkuar ndihmë për marrjen e shërbimit mjekësor. Ata thonë se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambient tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi. Ora News solli pamje të situatës.

Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë, askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.

Mësohet se ka qenë djali që ka marrë virusin i pari dhe më pas ka infektuar babain e tij. Ai kishte mbërritur në Shqipëri në datën 24 shkurt dhe ka shfaqur shenjat e para. Sipas sistemit TIMS shtetasi me iniciale P. K. dhe babai i tij me iniciale V. K. kanë hyrë nga pika kufitare e Muriqanit.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here