Vendimi ZYRTAR mbi koronavirusin/ E gjithë Italia shpallet zonë e kuqe

0
143

Qeveria italiane ka marrë sot në mbrëmje vendimin për të bllokuar lëvizjet në gjithë territorin e saj. Kryeministri Guseppe Conte deklaroi sot pas mbledhjes së shtabit të emergjencave se në gjithë territorin e Italisë, jo vetëm në jug siç ka qenë deri më sot, do të ndalohen lëvizjet.

Numri i personave të prekur në Itali ka arritur sot, në total, 7985. Numri i të vdekurve është 463 dhe të shëruar 724.

Ndërkohë, “pacienti 1” është transferuar nga kujdesi intensiv në kujdesin nën-intensiv dhe ka filluar të marrë frymë në mënyrë autonome. Kryeministri Conte ka deklaruar se “Është ora jonë më e errët. Dënime penale për ata që dhunojnë zonën e kuqe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here