Pakicat rome dhe egjiptiane në terr informativ për koronavirusin: S’vjen askush tek ne, kemi dëgjuar vetëm për larje duarsh në televizor

0
135

Shumë pak metra më poshtë “Pallatit me Shigjeta” një zonë shumë e njohur e Tiranës, jetojnë një pjesë e komunitetit romë dhe egjiptian. Shumica e tyre kanë edhe punën në këtë zonë. Kur hyn në tregun e rrobave të përdorura që ata shesin , duket qartë mënyra e jetesës, mes rrugës së prishur, mbetjeve ushqimore dhe kafshëve që luajnë nën këmbët e fëmijëve.

Më tutje duket një grua e cila është ulur mes dengut të rrobave dhe thërret për të reklamuar mallin e saj. E pyes nëse është marrë ndonjë masë për ta, në këtë gjendje të virusit të ri COVID-19 dhe ajo më shprehet e habitur duke më thënë “ça masa ka për të marrë këtu tek ne, Shqipëria kështu ka qenë me vite”.

Me tej një grua me emrin Lilijana është e frikësuar dhe sa dëgjon bisedën pyet me furi.
Ca është ky virusi që kemi dëgjuar nëpër lajme, të rrimë larg me njëri tjetrin a ca të bëjmë. Unë jam e frikësuar se atë burrin e parë që u infektua e kisha përballë pallatit ku jetoj unë. Se ca do bëhet?,” tha zonja e cila nuk ishte më shumë se 30 vjeç dhe nuk kishte shumë informacion për koronavirusin, i cili ka pak ditë që ka mbërritur në vendin tonë.

Dukej që informacioni i qytetarëve romë, të cilët flisnim me njëri- tjetrin në gjuhën e tyre, ishte shumë i pakët dhe disa prej tyre ishin shumë të shqetësuar. “Deri më tani nuk na ka ardhur njeri dhe nuk na ka thëne asgjë, se dimë se ca do bëjmë, vetëm ca dëgjuam në televizor për larjen e duarve e këto,” tregon një zonjë tjetër që po ushqehej mbi dengun me rroba.

Jeta për këta qytetarë vazhdonte normalisht , pavarësisht shqetësimit të tyre. Ata vazhdonin tëshisnin, fëmijët e tyre vazhdonin të luanin duke kontrolluar koshat e mbeturinave fillimisht, por tregu dukej i qetë në krahasim me ditët e zakonshme. Disa prej tyre thanë se nuk kishin pasur shitje këto dy ditë, pasi shumë pak njerëz i kishin vizituar. Jetesa e këtyre qytetarëve është e varfër dhe në kushte të mjerueshme. Por ka edhe nga ata që janëmoskokëçarës dhe virusi nuk i tremb.

“Unë kam 20 vjet që kam jetuar tek këto ndërtesat këtu edhe vetë edhe fëmijët, asgjë nuk më kanë gjetur. Do rrimë të vrasim mendjen edhe për viruse tani,” tha Brixhilda një zonjë e cila ishte në moshën 50 vjeç.
Përditë këtu kemi ndenjur, s’kemi ku të shkojmë tjetër ne, por a do blesh ndonjë gjë,” thotë më tej gruaja e cila nuk kishte as informacion për këtë virus të ri dhe mesa duket as frikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak më tej duket njëçezmë, ku këta banorë mbushin ujë me tenxhere dhe disa fëmijë të vegjël pinin duke mbushur duart fillimisht. Të dhënat e raporteve tregojnë sekushtet e vështira ku jetojnë këta banorë bëjnë që ata të jenë tëprivuar shumë kushte higjienike, ndërsa detergjentet ata i blinin në dyqan, ndërkohë për dezifektantët nuk kishin informacion. Në studimin e PNUD-it (programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) dhe Bankës Botërore janë regjistruar raste sëmundjesh të ndryshme. Në krahasim me popullsinë shqiptare nëpërgjithësi, romët dhe egjiptianët shfaqin nivel më të lartë ekspozimi ndaj astmës, bronkitit kronik, artritit, ankthit dhe depresionit. Studimi i PNUD-it dhe Bankës Botërore konfirmon se niveli i mbulimit shëndetësor për popullatën rome është më i ulët se për shqiptarët

Shoqata “Aktivizimi Romë dhe Egjiptian” në vendin tonë ka konfirmuar për Gazetën “Si”, se deri më tani nuk ka masa të marra tëndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në vendbanimet ku qëndrojnë këto komunitete në Tiranë.
Familjet rome dhe egjiptiane, përgjithësisht janë tëpërqendruara në periferi të zonave urbane. Në një zonë tjetër ku ështëakomoduar ky komunitet, është edhe zona e Laprakës në Tiranë. Gjithashtu, edhe banorët në këtë zonë nuk kanë informacion se çfarë do të bëhet me vendin e punës së tyre. Ata thonë se do të qëndrojnë aty për të punuar. Në këtë zonë shihet qartë që dengjet e rrobave janë shumë pranë koshave të mbeturinave dhe papastërtiaështë e madhe.

“Po s’kemi ku të shkojmë ne. Kemi frikë po ca do bëjmë do ushqehemi. Ne këtu kemi ndenjur për ditë në fakt, po ca s’po dëgjojmë nga televizori. Mbase bëjnë ndonjë gjë,” thotë Hasbiu një burrë i cili qëndron pranë dengut të rrobave të tij me frikën se nuk di ç’të bëjë për koronavirusin dhe shpresën se dikush do kalojë të blejë ndonjë gjë.

Shoqata i tha Gazetës se ende nuk ka një numër të saktë të personave të komunitetit romë dhe egjiptian në vendin tonë, ndërkohë që bën me dije se anëtarët e shoqatës kanë dalë në terren për të folur me ta rreth rrezikut të koronavirusit, por nuk ka ende njëurdhër tëposaçëm për këto komunitete. Në shifrat e publikuara nga INSTAT në vitin 2011 është treguar se komuniteti rom ështëpërqendruar më së shumti në qytetin e Tiranës, Shkodrës dhe Fierit, por shoqata Aktivizimi Rom dhe Egjiptian, thekson se ky census nuk është i saktë dhe për momentin nuk dihet saktësisht sa banorë të qytetit romë dhe egjiptianë kemi në vendin tonë dhe zonat e sakta ku janë vendosur ata.

Gazeta Si 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here