Plas në studio, mjeku: Na morët më qafë. Bino: Mos ofendo, iki fare nga emisioni

0
189

 

Mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora është zhvilluar një debat i ashpër mes mjekut Petrit Vargun dhe Silva Binos për mënyrën, si po përballohet situata pas prekjes nga koronavirusi në Shqipëri. Petrit Vargu akuzoi Binon se është e kapur, ndërsa kjo e fundit u revoltua, duke thënë se do të largohet nga emisioni.

Petrit Vargu : Ne nuk kemi asnjeri në karantinë.

Silva Bino: Ka dokumente.

Petrit Vargu: Ku i ke njerëzit në karantinë?

Silva Bino: Ka dokumente, mos ulërini kështu.

Petrit Vargu: Leri dokumentet, na morët në qafë. Na bllokuat linjat me Italinë, ku u shpall koronavirusi. Po mbroni Italinë apo Shqipërinë?!

Silva Bino: Ca je ti që i ke?

Petrit Vargu: Unë jam 31 vjet mjek. Je e kapur

Silva Bino: Si jam e kapur?

Petrit Vargu: Thuaj të vërtetën atëherë. Thuaj të vërtetën popullit.

Silva Bino: Po pra të vërtetën po i them popullit. Qenkam e kapur unë! Nga ca jam e kapur ?

Petrit Vargu: Nuk e di unë, e di ti?

Silva Bino: Këto janë ofendime, unë iki nga emisioni.

Petrit Vargu: Po na marrin në qafë.

Silva Bino: Unë jam një mjeke, eksperte më ke ftuar në këtë emision më lër të flas ashtu si e mendoj unë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here