Qeveria u vonua, transporti ajror e detar me Italinë duhej të ishin ndërprerë dy javë më parë

0
135

 

Tashmë në Shqipëri ka mbërritur zyrtarisht koronavirusi. Janë të paktën 10 raste deri më tani të konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë të të prekurve, ndërsa vetë kryeministri paralajmëroi se numrat pritet që të jenë më të lartë në ditët  në vijim.

Ditën e sotme qeveria mori masat parandaluese, duke mbyllur sportelet, pubet, palestrat pasi një ditë më parë kishte vendosur pushimin e aktivitetit në shkolla e kopshte. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë u vendos ndalimi i fluturimeve më Italinë, vend i cili ka numrin më të lartë të të prekurve në botë pas Kinës. Por pse kjo vonesë?!

Ishin të shumtë specialistët që prej javësh kishin kërkuar nga qeveria që të merrte masa me ndërprerjen e transportit ajror dhe detar me shtetin fqinj, i cili sot është i gjithi në zonë të kuqe. Nëse qeveria do kishte ndërprerë këto udhëtime dy javë më parë kur situata nisi të shpërthente në Itali, me gjasë shpërthimi i virusit në vend nuk do ishte në këto shifra. Pasi fill pas ditës së parë kur u identifikua një person zero që kishte infektuar edhe babain, rezultuan ditën më pas edhe dy persona të tjerë zero. Dhe të gjithë personat që e kanë sjellë koronavirusin në vend janë persona që kanë qenë më parë në Itali.

Në një status në rrjetin social, avokati Spartak Ngjela pohonte se: “Transporti ajror dhe detar me Italinë duhej ndërprerë, të paktën, që një javë më parë. E ndërprenë sot. Turp. Tani nuk ka më asnjë vlerë. E kuptoni që po na qeveris injoranca. Por, jo vetëm kaq: na, qeveris edhe ligësia njerëzore.”.

Ndërkohë avokati Altin Goxhaj tha se qeveria në 3 muaj, që nga përhapja e virusit në Kinë, nuk mori asnjë masë paraprake si në blerjen e respiratorëve, veshjeve, maskave etj.  Sipas tij kjo neglizhencë erdhi si e mirëmenduar duke theksuar se: “Per 3 muaj = 0, per 24 ore = 10te! Aq kohe i duhej Qeverise se Maskave te Skaduara sa te mbyllte Mareveshjen e Soros se 30 mije refugjateve per RiPopullimin e Shqiperise me 1 milione AraboAfroAziatike pas realizimit me sukses te Fazes se Pare te Axhendes Soros per Shpopullimin e Shqiperise!”.

Qeveria shqiptare me siguri u vonua, duhej të ishte treguar më vigjilente dhe më e ashpër me masat e ndërmarra për të zvogëluar sa më shumë përphapjen e virusit në vend. Në vazhdim pritet të shohim se cilat do jenë lëvizjet, ndërsa masat e marra dje janë për tu përshëndetur, por gjithsesi të vonuara.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here