Një grua nga Durrësi u raportua mbrëmjen e djeshme se kishte ndërruar jetë në Itali pasi ishte prekur nga koronavirusi ndërsa është zbuluar edhe emri i saj.
Mësohet se viktima është Qamile Shera, e cila banonte në lagjen nr.10 në Durrës ndërsa ajo gjithashtu vuante nga diabeti.
Shera kishte shkuar në Itali për të marrë trajtim më të specializuar mjeksor ndërsa ishte marrë nën patronash nga e bija që jetonte në shtetin fqinj.
Lajmin e ka bëri me dije edhe Konsullja Shqiptare në Milano të Italisë Anila Pojani në një lidhje të drejtpërdrejtë për një television shqiptar
“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë.
Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur.
Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.